Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Lajm i mrekullueshëm nga Shtutgarti, Federata Hungareze e Futbollit zbulon gjendjen e Vargas

Shkruar nga NEWSPORT
Lajm i mrekullueshëm nga Shtutgarti, Federata Hungareze e Futbollit zbulon
Barnabas Varga

Futbollist hungarez Barnabas Varga pësoi një dëmtim horror gjatë ndeshjes Skoci - Hungari(0-1). Ishte minuta e 68', kur Hungaria fitoi një goditje dënimi. Krosimi në zonë pasoi me dëmtimin e Vargas, që ra pa ndjenja.

Stafet mjekësore ndërhynë për t'i dhënë ndihmën e shpejtë. Ky moment u pa dhe për penallti në favor të Skocisë. Episodi që mbajti në ankth të gjithë publikun në stadium dhe jashtë tij zgjati 6 minuta.

Tifozë të shumtë në stadium u përlotën. Në anën tjetër ndeshja rifilloi sërish pas transportimit të Vargas jashtë fushës së blertë.

Së fundmi Federata e Futbollit të Hungarisë ka dhënë informacion për gjendjen e lojtarit të tyre. “Gjendja e Barnabas Varga është e qëndrueshme. Lojtari ndodhet në një spital të Shtutgartit. Do ju njoftojmë sapo të kemi lajme të tjera”, shkruhet në njoftimin e Federatës. 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga