
Euro 2024
Kroaci – Shqipëria merr vëmendjen e gjithë shqiptarëve, por nuk do të jetë sfida e vetme e kësaj dite. Kështu do të luhen edhe 2 takime mjaft të rëndësishme, ku ekipet e grupit A do të zbresin në fushë për të kërkuar fitoren.
Gjermania do të sfidohet me Hungarinë, takim që do të startojë në orën 18:00. Kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin “MHPArena” në Stuttgart.
Mbrëmja do të jetë e gjitha e rezervuar për Skoci – Zvicër, me sfidën që starton në orën 21:00 dhe do të luhet në stadiumin “RheinEnergieStadion” në Cologne.
Si Zvicra ashtu edhe Gjermania kanë fituar takimet e tyre të para dhe sot do të tentojnë një tjetër fitore për të siguruar kalimin në fazën tjetër.
Poll