Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

“Kombëtarja nuk është qendër rehabilitimi”, ish-sulmuesi italian kundër Spallettit: Disa lojtarë nuk duhet të ishin grumbulluar

Shkruar nga NEWSPORT
“Kombëtarja nuk është qendër rehabilitimi”,
Paolo Di Cano

Kombëtaret që marrin pjesë në Euro 2024 kanë publiuar listat e tyre paraprake. Trajnerët kanë zgjedhur lojtarët që mund të kenë në kampionatin europian, teksa zgjedhjet e tyre kanë shkaktuar edhe pakënaqësi dhe reagime të shumta.

Një prej tyre është ish-sulmuesi italian Paolo Di Canio. Ish-sulmuesi italian ka komentuar zgjedhjet e trajnerit Luciano Spallettit. Di Cano thekson se disa lojtarët nuk duhej të grumbulloheshin, pasi kombëtarja sipas tij nuk është qendër rehabilitimi.

“Kombëtarja nuk është një qendër rehabilitimi. Fagioli u pezullua për përfshirje në baste dhe për më tepër, prej 8 muajsh nuk ka pasur mundësinë të zbresë në fushë. Mendoj se nuk duhej të ishte grumbulluar, por jam i bindur që Spalletti nuk do ta marrë në Gjermani

Donnarumma më ka zhgënjyer. Prisnim të ishte një Buffon i ri, por ai gabon shpesh dhe për më tepër, nuk di të luajë me këmbë. Vihet nën presion sa herë që shokët i pasojnë topin, duke gabuar shpesh. Nuk ofron aspak garanci. Jam kurioz të shoh Bellanovën, që ka shpejtësi dhe krosime të mira. Gjithashtu pres shumë nga Jorginho, që ka eksperiencën e duhur për të udhëhequr skuadrën. Njeh mirë gjeometrinë e fushës dhe mund të jetë vendimtar me paraqitjen e tij”, ka theksuar Di Canio.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga