Bayern Munich ka barazuar në transfertë me Bayer Leverkusen, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Bundesligës. Sfida e zhvilluar në stadiumin “BayArena”, u mbyll 1-1.
“Aspirinat” e gjetën avantazhin me anë të Garcia në minutën e 6-të. Bayern barazoi me Tah 20 minuta më vonë, por goli u anulua për prekje topi me dorë. Ndërkohë që në minutën e 42-të, bavarezët mbetën me 10 lojtarë pasi Jackson u ndëshkua me karton të kuq.
Në minutën e 61-të kishim një tjetër gol të anuluar për Bayern, i shënuar nga Harry Kane. Mirëpo, goli i Luis Diaz në minutën e 69-të nuk kishte si të anulohej dhe Bayerni barazoi shifrat. Ndërkohë që ishte pikërisht ai që la të tijët me 9 lojtarë, pasi u ndëshkua me dy kartonë të verdhë, në minutën e 74-t dhe 84-t.
Një tjetër gol u anulua në këtë sfidë në minutën e 93-të, por kësaj here për Leverkusen për pozicion të parregullt, duke u mbyllur ndeshja 1-1.
Kështu, bavarezët mbeten në krye me 67 pikë, 9 më shumë se Borussia Dortmund e vendit të dytë. Në krahun tjetër me 45 pikë, Leverkusen mbetet i 6-ti.
GOLAT:
Goli i Garcia (Leverkusen 1-0 Bayern)
Goli i Diaz (Leverkusen 1-1 Bayern)
