
Jan Vertonghen ka vendosur që të largohet nga kombëtarja e Belgjikës. Pasi “Djajtë e Kuq” u eliminuan nga Euro 2024, ku u mposhtën me rezultatin 0-1 pikërisht me gol të qendërmbrojtësit, ky i fundit ka marrë vendimin drastik.
“E para, e fundit. Faleminderit për të gjitha kujtimet, unë jetova ëndrrën time”, shkruan futbollisti krah fotos së parë dhe të fundit me përfaqësuesen belge.
Kujtojmë që Vertonghen ka zhvilluar plot 157 ndeshje me Belgjikën. Përgjatë këtyre sfidave, 37 vjeçari ia ka dalë që të shënojë 10 gola, edhe pse në rolin e qendërmbrojtësit.
Gjithashtu, Vertonghen ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Belgjikës, duke filluar nga skuadra olimpike e me radhë, derisa ia doli që të ishte pjesë e kombëtares A të “Djajve”.