Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Euro 2024 futet në fazën e nxehtë, shqiptarët të ‘mbërthyer’ para ekranit

Shkruar nga NEWSPORT
Euro 2024 futet në fazën e nxehtë, shqiptarët të
UEFA Euro 2024

Pas dy ditëve pushim, Euro 2024 rikthehet sërish me raundin 1/16 aty ku gjërat bëhen më të nxehta. Faza me eliminim direkt nis sot me dy ndeshje mjaft të bukura.

Zvicra dhe Italia çelin ditën në orën 18:00 në Olympiastadion të Berlinit. Dy vendet fqinje përballen për një biletë në çerekfinale. Si helvetët ashtu dhe azzurrët, i mbyllën grupet respektive në vendin e dytë pas Gjermanisë e Spanjës.

Në mbrëmje do të luajnë të ‘zotët e shtëpisë’. Gjermani pret Danimarkën në BVB Stadion në orën 21:00. Panzerat dukshëm më favoritë në letër nuk dëshirojnë të krijojnë ‘drama’ para tifozërisë së tyre ndaj kualifikimi në çerekfinale mbetet një objektiv minimal.

Por, danezët nuk vijnë për turizëm dhe kanë treguar thuajse çdo kompeticion se dinë si t’i prishin punë ekipeve të mëdha.

Dy sfida që janë në interes të shqitparëve të cilët njihen si tifozë ‘italianë’ e ‘gjermanë’, sidomos pas eliminimit të Shqipërisë. Por, jo vetëm para ekranit pasi edhe në fushën e lojës do të flitet pak shqip me Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin që do të zbresin në tapetin jeshil.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga