Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

3 takime interesante në Euro 2024, Belgjika dhe Franca kërkojnë fitoren (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT
3 takime interesante në Euro 2024, Belgjika dhe Franca kërkojnë
Austri - France

3 takime mjaft interesante do të luhen ditën e sotme dhe janë të vlefshme për Euro 2024. Gjithçka do të startojë me sfidën mes Rumanisë dhe Ukrainës në orën 15:00 dhe do të luhet në stadiumin “Allianz Arena” në Munich.

Ndërkohën në orën 18:00 në fushë do të zbresë Belgjika dhe Sllovakia. Ky duel do të luhet në stadiumin “Deutsche Bank Park” në Frankfurt. Belgët shihen si favoritë, ndërsa ndodhen në grupin E së bashku me Ukrainën dhe Rumaninë.

Mbrëmja nga krahu tjetër është e rezervuar e gjitha për duelin mes Austrisë dhe Francës.  Në “Merkur Spiel-Arena”, në Dusseldorf “Gjelat” do të kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë këtë rrugëtim, ndërsa konsiderohen si një nga skuadrat favorite për të triumfuar. Kylian Mbappe do të zbresë në fushë me shiritin e kapitenit dhe e gjithë vëmendja do të jetë te ekipi i Didier Deschamps.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga