Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EURO 2021 Femra/ Shqipëria nuk shfaq asgjë në fushë, Skocia bën "manita" në "Elbasan Arena"

Shkruar nga NEWSPORT
EURO 2021 Femra/ Shqipëria nuk shfaq asgjë në fushë, Skocia

Eleminatoret EURO 2021 (FEMRAT)

Grupi E/ Shqipëri - Skoci/ 0-5 (Emslei 15'; Ros 24' Kutberg 60'; Godfrei 64'; Murray 77')

Kombëtarja shqiptare e femrave ka humbur me goleadë, në sfidën e sotme ndaj Skocisë, në "Elbasan Arena". Ndeshja e luajtur ka qenë e vlefshme për eleminatoret e EURO 2021 të femrave.

Kombëtarja shqiptare dhe Skocia ndodhen në Grupin E sëbashku. Shqipëria pas 4 ndeshjeve ndodhet në vend të fundit me 0 pikë dhe ka një rekord të keq ku, ka pësuar 17 gola dhe ka shënuar vetëm 1.

Nga ana tjetër Skocia me fitoren e sotme shkon në kuotën e 6 pikëve me dy fitore, në dy ndeshje të luajtura.

Në ndeshjen e luajtur në Elbasan, skocezet arritën të shënonin dy gola që në pjesën e parë me Emslie dhe Ross, ndërsa në të dytën , shënoi Cuthbert, Godfrey dhe Murray.

Një nisje jo e mirë kjo për trajnerin Armir Grima.

Formacionet e ndeshjes:

Shqipëria: Rexhepi, Gjini, Maliqi, Bajraktari, Hila, Morina, Franja, Rrahmani, Doçi, Krasniqi, Bajramaj.

Skocia: Aleksander, Evans, Godfrei, Korsi, Miçell, Krishton, Kutbert, Ueir, Hanson, Ros, Emslai.

Komenti i ndeshjes:

90' Mbyllet sfida. Fiton Skocia 5-0.

77' Skocia shënon dhe golin e 5-të. një harkim nga krahu i djathtë, e gjen krejt të pa përgatitur mbrojtjen kuq e zi, e cila sbën gjë tjetër veçse ndjek topin duke shkuar në rrjetë. Goli për Skocinë u realizua nga Murrey, e cila luan me Liverpool, e sapo futur në lojë.

64' Kros në zonë nga një goditje dënimi. Godfrei gjendet e vetme dhe me tentativën e dytë, mposht për të 4-ën herë portieren Rexhepi.

60' Një aksion i bukur i vajzave të skocisë, finalizohet në gol nga ana Kutbert.

45' Starton pjesa e dytë. Shqipëria kërkon të bëj një lojë më të mirë.

32' Skocia administron lojën. Nuk iu jep asnjë shans futbollisteve kuq e zi.

23' Gjuajtje e fortë drejt portës, Rrexhepi nuk arrinë ta kontrolloj me të parën dhe sulmuesja Ros, përfiton nga gabimi duke dyfishuar rezultatin.

15' Një top i harkuar në zonën kuq e zi dhe Emslie është e vetme përballë, portieres Rexhepi. Godet saktë drejt portës dhe zhbllokon sfidën. 1-0 për Skocinë

1' Starton sfida.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga