FINLANDË - RUSI 0-1
Shënues: Miranchuk 45 +2'
Formacionet zyrtare:
Finlanda: Hradecky, Arajuuri, O'Shaughnessy, Toivio, Kamara, Lod, Pukki, Schuller, Uronen, Pohjanpalo, Raitala Trajner: Markku Kanerva
Rusia: Safanov, Mario Fernandes, Diveev, Ozdoev, Barinov, Zobnin, Dzhikiya, Miranchuk, Golovin, Dzyuba, Kuzyaev Trajner: Stanislav Cherchesov
Komenti minutë pas minute:
90'- Gjyqtari i katërt jep 5 minuta shtesë.
70'- 20 minuta nga fundi. Rusia mbetet në sulm, rezultatin qëndron i pandryshuar.
66'- Zhemaletdinov pranë golit. Lojtari i Rusisë i sapofutur në fushë gjuan bukur, por sfera përfundon ngjitur me shtyllën e majtë pingule të Hradeckyt.
54'- Rusia sërish dominuese. Ashtu si në 45 minutat e para, edhe në këtë pjesë të dytë, rusët mbeten në sulm.
46'- Nis pa zëvendësime pjesa e dytë në kampet respektive.
45+2'- Miranchuk zhbllokon rezultatin. Rusët në avantazh pas një supergoli.
45'- Gjyqtari i katërt jep 6 minuta shtesë.
34'- Tjetër ndëshkim për rusët. Ozdoev ndërhyn keq në dëm të lojtarit finlandez dhe arbitri holandez nuk toleron.
27'- Sërish i verdhë. Barinov tërheq nga fanela kundërshtarin dhe për gjyqtarin hollandez Makelie është karton.
22'- Kamara ndëshkohet me karton të verdhë. Ndërhyrje e gabuar e lojtarit finlandez dhe gjyqtari kryesor s'e kursen të verdhin.
12'- Loja zhvendoset në mesin e fushës. Të dy skuadrat luftojnë fort dhe duken sikur studiojnë njëra-tjetrën.
4'- Pohjanpaolo realizon golin e parë. Por festa finlandeze ndalet, pasi VAR-i e anulon për pozicion jashtë loje.
1'- Topi i parë shkelmohet nga rusët.
RENDITJA PËRVIZORE E GRUPIT B:
