
Një nga zbulimet e Kupës së Botës në Katar ishte edhe Azzedine Ounahi. Mesfushori maroken bëri paraqitje fantastike në kampionatin botërorë duke tërhequr kështu vëmendjen e shumë klubeve të mëdha që tashmë jo pa shkak kërkojnë shërbimet e tij.
22-vjeçari aktualisht mban veshur fanelën e Angers, ndërsa largimi duket shumë afër, pasi vështirë që klubi aktual të refuzojë ofertat e majme nga ekipet e tjera.
Napoli ëhstë një nga skuadrat që po këmbëngul për Ounahin, me Luciano Spallettin që e pëlqen shumë mesfushorin e talentuar dhe dëshiron me çdo kusht ta ketë nënurdhrat e tij.
Por gara duket e “ethshme” pasi tashmë edhe Leeds e ka kthyer në pritoritet mesfushorin maroken dhe sipas “Footmercato”, anglezët kanë bërë gati ofertën zyrtare për Angers.