Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Është një “digë” para mbrojtjes, por verilindorët humbasin për 10 ditë titullarin e skuadrës (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Është një “digë” para mbrojtjes, por

Te skuadra e Kukësit duket se nuk po gjejnë qetësinë e fazës së tretë. Verilindorët nuk e njohin fitoren në 4 javët e fundit, duke rrezikuar edhe mbijetesën. 2 fitore dhe 2 barazime kanë prishur atmosferën në skuadër, por sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, tashmë duket se edhe dëmtimet janë kundër skuadrës së Rraman Hallaçit.

Abdou Mbarak mungoi në duelin me Vllazninë për shkak të një dëmtimi. Tashmë mesfushori do të humbasë edhe duelin me Kastriotit. I duhen minimalisht 10 ditë kohë për t’u rikuperuar. Një mungesë e madhe për Hallaçin, pasi Mbarak ishte kthyer në një pikë kyçe para mbrojtësve, duke bërë që skuadra të kishte më siguri.

Kujtojmë se sfida me Kastriotin do të luhet ditën e diel duke nisur që nga ora 15:00 në "Elbasan Arena" dhe është e vlefshme për javën e 30-të të "Abissnet Superiore".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga