Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

PARADOKSI/ Dikur synohej të mbushte arkat e klubit, sot Erion HOXHALLARI lë nam mes Elbasan Arenës

Shkruar nga NEWSPORT
PARADOKSI/ Dikur synohej të mbushte arkat e klubit, sot Erion HOXHALLARI

"Ky nuk është për Shqipëri, ky është për jashtë shtetit", kjo është fjalia që dëgjoje para 3 sezonesh për Erion Hoxhallarin te Tirana. I pakalueshëm në krahun e majtë, mjaft potent në depërtimet e tij në fazën ofensive, mbrojtësi kryeqytetas ishte lojtari më i mirë në Shqipëri në pozicionin e tij. U trumbetua me të madhe për t'u shitur por drejtuesit nuk u ngutën për ta rritur edhe pak si lojtar në mënyrë që t'i rritej vlera. Por, si pakuptuar performanca e tij njohu vetëm tatëpjetën. Sfidë pas sfide, ndeshje pas ndeshje zhgënjeu.

 E sot në humbjen 2-1 kundër Kukësit, Hoxhallari ishte ndër futbollistët që vrapuan më pak. Madje tifozët, për gjatë gjithë pjesës së dytë i kërkuan zëvendësimin e tij. Në fund 23-vjeçari u pa i irrituar pasi u detyra t'i linte vendin Ismailgecit që shkëlqeu për aq minuta sa iu dhanë në fushë. /Neësport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga