Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Erion Braçe shigjeton Veliajn për Partizanin: S'je kujtuar për shpërblimin, e ke detyrim ligjor t'i bësh rrugën stadiumit

Shkruar nga NEWSPORT

Erion Braçe ka ‘shigjetuar’ edhe një herë kryetarin e bashkisë Tiranë në lidhje me kompleksin ‘Partizani’ i ndërtuar së fundmi nga klubi i kuq. Ndryshe nga impiantet e tjera në vend, ky është një investim i gjithi i klubit dhe presidentit Gaz Demi pa ndihmën e FSHF apo qeverisë shqiptare.

Impianti, tashmë me emrin ‘Arena e Demave’, nuk është ende i përfunduar plotësisht pasi priten të ndërtohen edhe dy fusha stërvitore, hoteli dhe tribunat pas porte. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në fushatën e tij për zgjedhjet lokale, premtoi në mes të fushës se do të ndërtonte rrugën drejt stadiumit.

Mirëpo, premtimi u bë, zgjedhjet u fituan, por rruga është ende e njëjta, mos më keq. Rruga nuk është thjeshtë një ‘dhuratë’ nga Bashkia, por një detyrim ligjor e cila duhet zbatuar për një investim aq të madh që i bëhet infrastrukturës sportive në Shqipëri.

Deputeti Braçe gjithashtu zbulon se Erion Veliaj ende nuk ka dhënë shpërblimin për titullin kampion, një premtim tjetër i pambajtur nga ai. Po në atë fushë ku lojtarët e Partizanit po korrin suksese javë pas jave, Erion Veliaj premtoi shpërblimin e majmë prej 150 milionë lekësh për fitimin e titullit kampion.

-POSTIMI I ERION BRAÇES-

[caption id="attachment_711695" align="alignnone" width="420"]Postimi i Erion Braces Postimi i Erion Braces[/caption]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga