Ka zgjatur vetëm pak ditë romanca e Bojan Gjorgjevski me skuadrën e Kamzës.
Mbrojtësi ka zgjidhur me konsensus kontratën e firmosur gjatë merkatos së janarit, duke u larguar menjëherë nga skuadra e drejtuar prej Ernest Gjokës. Divorci është bërë i ditur nga vetë klubi i Kamzës, që shton se mbrojtësi është larguar nga skuadra për arsyeje familjare.
"Zyrtare! Bojan Gjorgievski ka nderprer me konsensus kontraten me skuadren per arsye familjare."-thuhet në njoftimin e klubit.
27 vjeçari maqedonas ka një karrierë të pasur, ku më parë është aktivizuar me Vardarin, Bate Borisov, Metalurg Skopje, Pobeda dhe Macva Sabac. Pjesën e parë të sezonit Bojan e kaloi te skuadra e Teutës.
Poll