
Në qershor, sulmuesi malazez Goran Vujoviç ka firmosur një kontratë me korçarët për dy sezone, por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç ishin planifikuar. Sot, mësohet se marrëveshja mes klubit dhe sulmuesit është prishur për faktin se me ardhjen e Ali Soeu, sulmuesi malazez nuk ka vend si titullar te korçarët, duke e lënë në stol.
Këtë gjë 30 vjeçari nuk e ka pranuar, ndaj dhe ka vendosur të prishë marrëveshjen e arritur pak muaj më parë.
Sezonin e fundit Vujoviç luajti 32 takime me Buducnostin në kampionatin malazez duke realizuar 12 gola. 30-vjecari u konsiderua si një përforcim i rëndësishëm nga trajneri Daja, por nuk ka rezultuar kështu, pasi tekniku ka vendosur ti besojë Soue-së vendin e titullarit, ashtu sikuse ndodhi mbrëmjen e djeshme ndaj Dinamo Zagrebit.
[gallery columns="1" size="full" ids="137153"]