Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Erdenis Gurishta flet për Kombëtaren: Te Vllaznia është ndryshe nga këtu, të gjithë janë lojtarë të mirë

Shkruar nga NEWSPORT
Erdenis Gurishta flet për Kombëtaren: Te Vllaznia është

Kapiteni Erdenis Gurishta vijon përgatitjet me ekipin Kombëtarë për ndeshjen miqësore ndaj Katarit. Sfida e cila do të zhvillohet më datë 9 nëntor ora 18:30, sheh nën urdhërat e Edy Rejas shumë nga lojtarët e Superiores.

Në deklaratën e tij për “Sport News”, kapiteni Gurishta tregon diferencat që janë në Kombëtare dhe te Vllaznia. Gjithashtu Gurishta ka folur dhe rreth grupit që është i grumbulluar.

Deklarata e Erdenis Gurishtës:

“Fanela e Kombëtares është emocion. Jam shumë i lumtur që kam veshur këtë fanellë të mrekullueshme. Do jem i gatshëm gjithmonë dhe do të luftoj me dinjitet. Është më ndryshe në ekip. Në Kombëtare merremi me pjesën taktike. Stafi është ndryshe, është shumë korrekt, besoj jemi gati.

Në fillim po më dukej pak e çuditshme. Të gjithë janë djemtë të mirë dhe futbollista të mira. Reja është shumë strik në detyra taktike. Ne jemi të rinj dhe merret më shumë me këtë pjesë. Stërvitjet janë të shkurtra. Ndeshja është shumë afër, kemi dhe pak seanca në dispozicion.

Trajneri është shumë i qetë, bën punën më së miri, për të ardhmen nuk e di. Ne na shërbejnë shumë këtë miqësore. Secili prej nesh duhet të tregojë vlerat e tij. Mundësitë tona kanë qenë shumë më të mëdhaja.

Nuk jam shumë i kënaqur me ecurinë e Vllaznisë, duhet të kishim më shumë pikë. Në Shqipëri mundet që çdo ekip të fitojë. Është një kampionat shumë i çuditshëm mund të fitosh dhe humbasësh kundër çdo ekipi.

Ky është viti i tretë që po pretendojmë titullin kampion. Këtë vit jemi pretendent për titullin kampion, por kemi pasur mungesa të shumta, vetëm 1 javë ka luajtur ekipi i plotë. Vllaznia do të jetë më e fortë. Tirana, Partizani janë rivalët kryesorë për titullin kampion”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga