Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Erald ÇINARI thumbon keq Elton MARININ: Unë bisedoj vetëm me drejtues të lartë, isha në tryezën kryesore të Partizanit... Derbi? Telushi vendimtar!

Shkruar nga NEWSPORT
Erald ÇINARI thumbon keq Elton MARININ: Unë bisedoj vetëm me

Erald Çinari ka folur para derbit të Partizanit me Tiranën. Një ish që e ka provuar ndjesinë e kësaj supersfide ka treguar për gazetaren Trevisa Tufa se si e shikon këtë ndeshje të javës së 24-të të Superiores.

Fillimisht e ka nisur me deklaratën e drejtorit sportiv Elton Marini. Ky i fundit ishte shprehur se shkodrani nuk ka qenë kurrë në objektivin e të kuqve. Për këtë Çinari ka thënë:

"Të them të drejtën më ka bërë përshtypje kjo pjesë kur e kam dëgjuar. Gjithësesi Çinari i ka lënë aq vend vetes që kur të bisedojë të ulet me drejtuesit kryesorë, me kryesinë e lartë, jo me pjesën tjetër. Unë kam qenë në tavolinë, por kam qenë te tavolina kryesore.

Derbi - Unë kam dhënë shumë për Partizanin, por jam rritur shumë aty. Dua të veçoj më shumë derbin ku kam arritur të shënoj 2 gola dhe fituam titullin kampion. Ajo ishte diçka që për mua do të mbahet mend gjithmonë.

Partizani - E kam ndjekur shumë bashkë me Vllazninë. Diferencat nuk janë të mëdha. Me ikjen e Bitrit dhe Skukës ka pak oshilacione ekipi.

Objektivat - Dihet që derbi jep një impakt tjetër ekipit kur fiton. Shpresoj t'i japë një dorë sa më të madhe sepse ka një ngërç psikologjik. Me këtë ndeshje të kapë vendin e parë. E fiton derbi Partizani dhe Bruno Telushi e vendos", ka përfunduar ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga