Ennur Totre pritet të mbyllë sëshpejti aventurën e tij në Ukrainë me Vorskla Potlava. Mesfushori u transferua nga Tirana pas një sezoni shumë të mirë ku fitoi edhe titullin kampion. Mungesa e minutave ka bërë që Totre të largohet nga ekipi dhe sipas “Infosport.mk” do të rikthehet te Shkëndija e Tetovës, aty ku e nisi dhe u zhvillua si lojtar.
Nëntë pikë larg kryesuesve të Struga Trim & Lum janë shumë për një ekip si Shkëndija dhe drejtuesit kanë ndërhyrë në merkato duke sjellë emra si Maksimov, Qaka, Mujezinovic, Milev dhe Rexhepi. Me afrimin edhe të Totres, cilësitë e ekipit do të rriten tejmase dhe gara për titull do të bëhet më e fortë.
Galeria fotografike ()
Poll