Ëngjëll Hoti nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e titullit kampion për klubin e Partizanit. Mesfushori i njohur kishte pakënaqësi me drejtuesit duke shmangur në këtë mënyrë praninë në ndeshjen e fundit me Teutën.
Së fundmi, Hoti ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet në bregdetin e famshëm të Ibizës. Lojtari, siç duket i ka ndarë rrugët me klubin e Partizanit, megjithatë gjithçka do të zbulohet vetëm në ditët e ardhshme.
Me sa duket, ai ka gjetur këtë mënyrë për të festuar titullin e 17-të kampion me kryeqytetasit. Ç’është e vërteta, kontributi i Hotit për ekipin e kuq është i dukshëm, teksa ka arritur të realizojë gola të rëndësishëm me skuadrën e Partizanit.
[caption id="attachment_695026" align="alignnone" width="1160"] Postimi i Hotit nga Ibiza[/caption]