Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Ëndërruam, sakrifikuam dhe në fund u kualifikuam”, Tifozat Kuq e Zi: Po vijmë për të pushtuar tokën gjermane

Shkruar nga NEWSPORT
“Ëndërruam, sakrifikuam dhe në fund u kualifikuam”,

Kombëtarja shqiptare arriti suksesin historik duke u kualifikuar për në Euro 2024 pas barazimit me Moldavinë. Festa është e madhe në të gjithë trojet shqiptare e më gjerë, në çdo cep ku flitet shqip. Një festë që u mundësua falë paraqitjeve të shkëlqyera të djemve kuqezi, por në mbështetjen e jashtëzakonshme të ‘Tifozave Kuq e Zi’.

Tifogrupi i zjarrtë i Kombëtares nuk e ka lënë kurrë vetëm këtë fanellë, në çdo cep të botës ku ka luajtur. Pas kualifikmit historik, TKZ kanë një mesazh në llogarinë e tyre në rrjete sociale.

“Ëndërruam, sakrifikuam dhe në fund u kualifikuam. Më të bashkuar se çdo herë tjetër, “Tifozat Kuq e Zi po vijnë” për të pushtuar tokën gjermane, për të stolisur Euro 2024 me ngjyrat Kuq e Zi. Ne ia dolëm, por ky është vetëm fillimi”, shkruan tifogrupi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga