
Emocionet e kombëtares do të vazhdojnë edhe ditën e sotme. Pas kombëtares A tashmë është radha e ekipit U-21 për të zbritur në fushën e lojës.
Shpresat e Alban Bushit ditën e sotme do të duelojn ëme Zvicrën U-21 në “Air Albania”, ora 17:00. Një duel mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë e vegjël, të cilët do të synojnë fitoren për të shpresuar deri në fund në kualifikimin për ne Euro 2025.
Kombëtarja shqiptare U-21 mban vendin e 3-të në tabelën e klasifikimt me 10 pikë, po aq sa Rumania e vendit të dytë, ndërkohë kryeson grupin pikërisht kundërshtari i tyre i ditës së sotme, Zvicra.
Poll