Partizani ia doli të vishte kryeqytetin me ngjyrë të kuqe, pasi mbrmëjen e djeshme me golin e Zhuliano Skukajt arriti të mposhte Tiranën në “Air Albania”. Një fitore e madhe, pasi jo vjen ndaj një kundërshtari dhe rivali të përjetshëm.
Tashmë demat e mbyllin vitin 2022 si kampionë të dimrit dhe me 4 pikë më shumë se bardheblutë, triumf që gëzon padiskutim edhe Presidentin e demave, Gaz Demin, i cili pas ndeshjes ka deklaruar se ëhstë gati të bëjë të tjera dhurata.
Si ju duk loja e skuadrës dhe sa i lumtur jeni për këtë fitore? “Mendoj se skuadra zhvilloi një lojë të mirë. Pas golit e menaxhuam shumë mirë rezultatin deri në fund për të mbërritur te fitorja”.
Një fitore që vjen pas gjashtë ndeshjesh? “Po është e vërtetë. E fituam këtë të shtatën, por para këtyre ndeshjeve ju të gjithë e dini se kush ka qenë fitues në epokën “Demi”.
E kishit pritur në fillim të sezonit të shpalleshit kampionë dimri? “Ju e dini të gjithë, Partizani në çdo sezon futet për të fituar titullin kampion. Kështu që po, e kishim pritur”.
Trajneri Kolela me këtë ecuri të deritanishme duket se e ka thyer “tersin” e italianëve… “ Po, e uroj Kolelën, po ecën mirë. Është një trajner i një stadi shumë të lartë, sepse po e mban ekipin në krye, por edhe po e ndihmon Partizanin me angazhimin dhe rritjen e djemve të rinj”.
Keni ndërtuar stadiumin, tani kërkoni edhe titullin? Është ëndërr e realizueshme brenda një viti? “Unë titullin tim e kam realizuar, tjetrin e ka në dorë Colella me lojtarët dhe gjithë pjesën tjetër që punon me skuadrën. Shpresojmë që shumë shpejt të ndërtojmë edhe fushat dhe ta mbarojmë kompleksin”.
Do të ndërhyni në merkaton e janarit? “ Ata e dine”.
Jeni gati t‘ua plotësoni dëshirat? “Po, po, patjetër”.