Nesër Arsenali do të luajë kundër Bazelit në kuadër të Champions League. Granit Xhaka është shprehur tejet i emocionuar pas kthimit të tij për të luajtur në Bazel.
Ai do të përballet sërish me vëllain e tij që luan për Bazelin, megjithatë kjo sfidë është e veçantë pasi në atë vend Graniti u rrit si futbollist. Për këtë ai shkruan në Facebook-un e tij:
“Hapi më i rëndësishëm është i pari. Shumë e vështirë të përshkruaj se si ndjehem pas kthimit në këtë stadium, ku u linda si futbollistë. Emocion unik të luaj në shtëpi”.
Poll