Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

KURIOZITET/ Pse nuk mund të krahasohet emri "Air Albania Stadium" me impiantin anglez "Emirates Stadium"

Shkruar nga NEWSPORT
KURIOZITET/ Pse nuk mund të krahasohet emri "Air Albania Stadium"

"Air Albania Stadium" do të quhet impianti më i ri sportiv në vendin tonë. Edhe pse s'është akoma zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me kompaninë ajrore për të shitur për 5 vite të drejtën e emrit për shifrën e 650 mijë eurove në vit. Shumë reagime ka sjellë në vend emri i ri i stadiumit. Disa kanë qenë pro, të tjerë të kundër.

Ata që kanë mbështetur politikën e FSHF-së, kanë sjellë ndër mend stadiumet europiane siç është edhe "Emirates Stadium" që menaxhohet nga kompani ajrore. Megjithatë për të shuar kuriozitetin e të gjithë atyre që mendojnë se impianti ynë sportiv është i njëjtë me atë të Londrës, përmendim dy ndryshime mes tyre.

"Arena Kombëtare" do të jetë stadiumi ynë kombëtar, ndërsa "Emirates Stadium" është privat, jo Kombëtar. Investim gjigant mes kryeqytetit, por tashmë stadiumi legjendar "Qemal Stafa" nuk është më pasi aty është ngritur impianti ynë i ri. Ndërkohë në Angli, kur Emirates tentoi të shembte stadiumin e vjetër të "Guners", nuk u lejua dhe u detyrua të ndërtonte në një vend tjetër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga