Dinamo - Tirana
Dinamo dhe Tirana do të përballen këtë të mërkurë në kuadër të sfidës së kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Sfida që do të zhvillohet në “Air Albania”, nis në orën 19:30.
Tashmë, klubi dinamovit si pritës ka nxjerrë në shitje edhe biletat për derbin. Më e lira është në Tribunat N (tifozeria vendase) dhe tek Tribuna V, ku do të jetë e vendosur tifozëria mike, me biletën që kushton 500 lekë të reja, duke mos ua lënë më shtrenjtë "bardhebluve".
Ndërkohë që çmimet e tjera variojnë nga 700 lekë deri në 3000 lekë të reja. Kujtojmë se ndeshjen e parë “djemtë” e Ilir Dajës e fituan 0-2, duke qenë më afër me gjysmëfinalen.
Poll
