
Kastrioti ndodhet në fundin e tabelës së klasifikimit me 24 pikë pas 26 javësh të zhvilluara deri më tani. Të ndodhur 9 pikë nga vendi i 8-të që mbahet nga Laçi, në Krujë nuk duan më gabime. Pikërisht kurbinasit janë kunërshtari i tyre i radhës dhe kjo përballje e vlefshme pëër javën e 27-tëë cilësohet si një duel direkt.
Emiliano Çela prej ditësh ka nisur përgatitjet për këtë sfidë që cilësohet si “treni” i fundit për mbijetesën. Trajneri ka sjell optimizëm në skuadër, por tashmë përkon që përveç lojës, ekipi të marrë edhe rezultatet që në këtë pikë të kampionatit janë shumë të rëndësishme.
Për këtë përballje Çela shpreson që të getë të gatshëm Xhuljo Mehmetin, i cili po vazhdon fazën e rikuperimit nga dëmtimi. Ndërkohë pjesa tjetër e skuadrës është në gjendje të mirë dhe kjo bën optimist trajnerin për një rezultat pozitiv ndaj kurbinasve.