Klubi i Monacos ka bërë dy lëvizje mjaft të shpejta në orët e fundit. Klubi francez ka njoftuar për shkarkimin e trajnerit Leonardo Jardim dhe në krye të stolit kanë vendosur Roberto Moreno. Moreno ka qenë ndihmës i Luis Enrique tek Spanja, ku gjithashtu drejtoi ekipin Kombëtar gjatë periudhës së pauzës nga ana e Enrique.
Monaco gjendet në vendin e 7 të renditjes me 28 pikë, 3 pikë larg zonës së Europa League dhe 5 asaj të Champions. Në komunikatën e klubit lëvizja e trajnerëve bëhet për arritjen e objektivave në fund të sezonit.
Poll
