Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Emanuel EGBO injoron PARTIZANIN: Ndeshje e radhës, s'mund ta drejtoj unë TIRANËN

Shkruar nga NEWSPORT
Emanuel EGBO injoron PARTIZANIN: Ndeshje e radhës, s'mund ta drejtoj

Emanuel Egbo ka folur para derbit të Tiranës kundër Partizanit. Trajneri provizor i bardhebluve ka analizuar shkurtimisht gjendjen e skuadrës së tij, ndërsa ka deklaruar se për ta do të jetë thjesht sfidë e radhës.

Kur pyetet nëse do ta pranonte drejtimin e ekipit deri në fund të sezonit, përgjigja e tij është kategorike "Jo". Kërkon një staf nga ana e drejtuesve, gjë që shpreson të zgjidhet pas këtij derbi.

Krahason kohën e tij me të sotmen, ku nuk harron të përmendë titujt kampion të fituar kur mbronte ngjyrat bardheblu.

"Normalisht duke pasur parasysh si kanë ardhur ngjarjet, jemi klubi më i madh në Shqipëri. Jam detyruar ta bëj këtë punë. Është klubi i zemrës sime. Është detyrë për ta drejtuar derbin", tha fillimisht ai.

- Si e prisni ndeshjen ndaj Partizanit?
Është si ndeshje e radhës. Prap është një derbi në fokusin e të gjithë Shqipërisë. Ka shumë njerëz që duan ta shohin. Ka shumë gjera, por është pak e vështirë.

- Çfarë keni kërkuar nga skuadra?
E rëndësishme është që është një ndeshje radhe për ta fituar. Ne do futemi në ndeshje për ta marrë maksimumin. Objektivi është i njëjti, titulli kampion.

- A jeni ju njeriu i duhur për ta fituar derbin?
Nuk më intereson kjo pyetje. Kur më japin detyrën, e bëj.

- A do ta drejtonit Tiranën deri në fund të sezonit?
Tirana ka nevojë për një trajner pak me më shumë eksperiencë. Por, unë s'e vazhdoj. Duhet një staf, unë jam vetëm me përgatitësin atletik. Sa të kalojë ky ngërç, klubi do ta vendosë.

- Çfarë iu mungon për ta fituar derbin?
Ne s'na mungon asgjë për ta fituar derbin. Duhet të luftojmë e mos të mendojmë se kemi shumë kohë pa fituar. Kjo na xjerr pastaj jashtë detyrave.

- Sa ndryshoni nga Partizani?
Ata janë në vendin e parë ndërsa ne më poshtë. Ne duhet të japim 100 përqind. Nëse marrim 3 pikë, do të ndryshojnë shumë gjërat.

- Sa ndryshon kjo Tiranë me kohën kur ju luanit në fushë?
Në kohën time ka qenë ndryshe, tani kohë tjetër. Kur kam qenë unë, kemi dalë kampionë. Sa fillon ndeshja, të gjithë e dijnë që jemi 1-0. Çdo skuadër është e fortë. Kur kam qenë unë ishin vetëm Dinamo, Partizani dhe ne. Skuadrat tjera kanë qenë kalimtare.

- A do të ndikojnë mungesat në sfidën e nesërme?
Nuk është Osmani, Hasani, Cale, Dunga etj. E ata që do fus nesër, do të japin 100 përqindëshin e tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga