
Elis Bakaj do të vijojë të jetë pjesë e kampionatit bjellorus. Ish lojtari i Shakhtyor Soligorsk ka gjetur akordin me kampionët e Dinamo Brest, për të vijuar aktivitetin me këtë skuadër. Dita e sotme ka qenë e fundit për ligën elitare në bjelloruse, me Dinamon që është shpallur edhe zyrtarisht kampion. Në këtë mënyrë ish sulmuesi i Kombëtrares do të luajë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.
Në lidhje më transferimin, goleadori është shprehur i lumtur sidomos për familjen. "Dallimi mes shumës monetare ka qenë i vogël, nuk erdha këtu për paratë sepse ky nuk ishte qëllimi im. Arsyeja kryesore ka qenë familja. Ata jetojnë në Bukuresht dhe nga Brest e kam më të lehtë të jem pranë tyre. Në të ardhmen planifikoj që familja të jetë pranë meje, duke u transferuar këtu. Ndonjëherë ia vlen të ndryshosh gjithçka për familjen".