Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Elis Bakaj firmos me Split për 120 mijë euro në sezon

Shkruar nga NEWSPORT

Elis Bakaj përfundimisht ka lënë Tiranën dhe është bërë pjesë zyrtare e skuadrës ku më parë ka luajtur Sokol Cikalleshi dhe tashmë ndodhet vetëm Amir Rrahmani. Pra, bëhet fjalë për kroatët e RNK Split, të cilët kanë gjetur gjuhën e përbashkët me fantazistin tiranas. Nga burime informative pranë lojtarit bëhen me dije dhe detajet e kontratës, e cila është një vit, por me opsion rinovimi dhe për një sezon tjetër. Ndërsa ai do të përfitojë 120 mijë euro në sezon te kroatët.

[caption id="attachment_964" align="alignright" width="400"]bakaj- Elis Bakaj i gëzohet golit kundër Skënderbeut në Korçë[/caption]

Kjo nuk do të jetë eksperienca e parë e huaj për fantazistin, i cili ka luajtur për Dinamon e Bukureshtit në Rumani, për Chernomoret Odesën në Ukrainë. Por, nuk duhet harruar që ka veshur edhe fanellën e Hapoel Raanana në Izrael, por vetëm për një ndeshje, ku më pas u kthye të rivishte fanellën e Tiranës. Nga marrëveshja e arritur pasditen e djeshme, klubi kryeqytetas nuk do të përfitojë asnjë të hollë, pasi lojtarit i ka përfunduar kontrata me mbylljen e sezonit futbollistik.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga