Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Elbasani është luks, kam lojtarët më të mirë në botë”, Nevil Dede elozhe ‘Tigrave’: Jemi më lart se Superioria, shihni si do e mbushin në Kupë

Shkruar nga NEWSPORT
“Elbasani është luks, kam lojtarët më të

Elbasani fitoi me përmbysje ndaj Korabit duke ruajtur pathyeshmërinë në stadiumin e tyre. Verdheblutë vijojnë formën fantastike dhe marrin kreun e kampionatit përkohësisht. Pas sfidës, trajneri Nevil Dede dha prononcimin e tij për MCN TV.

“Ndeshje e vështirë, pati kosto dhe shpresoj të mos kemi dëmtime. Korabi është ekspert në këtë kategori, i komplimentoj për ndeshjen. Kishim shumë dëmtime që tani na janë rikthyer disa. Kondicioni i Hilës dhe Hasanit nuk është i duhuri tani. E kishim lojën nën kontroll dhe u ndëshkuam ne një moment delikat. Jam i kënaqur si reaguam, por më shqetëson shpërdorimi i rasteve.

Mundohemi të përmirësohemi çdo ditë, në fund shpërblehemi me gola. Rëndësi ka të bësh 1 gol më shumë se kundërshtari. Kemi lojtarë me emër dhe shpresoj të kontribuojnë për ekipin e qytetit të tyre.

Ende surpriza? Çdo trajner do lojtarët më të mirë në botë, për mua këta janë më të mirët në botë. Merkato nuk është mbyllur ende, do mundohemi të shohim nëse çalojmë diku. E rëndësishme është që klubi është i përqëndruar për ta ngritur lart këtë ekip pasi e meriton një vend në Superiore. Me këtë tifozëri, me këtë stadium, Elbasani është luks.

Unë dua të theksoj që skuadra duhet të mbrojë e tëra në bllok, pastaj të shoim çfarë ndodh me repartin e mbrojtjes. Ne kemi një problematikë që kemi një numër të madh lojtarësh në zonë edhe prapë pësojmë. Nëse do të vijë një lojtarë më i mirë jemi të kënaqur. Por, për kaq pak kohë jemi skuadër kompetitive dhe jemi të kënaqur. Filozofia është të kënaqësh tifozët, klubin dhe sa më shumë të shënojmë, aq më mirë është.

Transferta në Kukës për Kupë, objektiv i klubit? Melo mund të ketë një dëmtim dhe kemi pak shqetësime. Është një ndeshje e rëndësishme për klubin pasi duhet të tregojmë që po bëjmë vendimet e duhura, jemi në rrugën e duhur. Jemi bërë një faktor i rëndësishëm në futbollin shqiptar me këtë numër tifozësh. Qëllimi ynë është të kalojmë edhe një tur për të parë se si e mbushim stadiumi. Jemi më lart se Superioria.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga