El Clasico mes Reali Madrid dhe Barcelonës do të zhvillohet pas 3 javësh por si duket gara ka nisur që tani. Dy gjigantët janë në kërkim të yjeve për të përforcuar skuadrën e tyre dhe kanë piketuar një lojtarë të rëndësishëm për taktikat e Pep Guardiolas. Joao Cancelo është objektivi i dy klubeve për të forcuar krahun e djathtë të mbrojtjes.
Portugezi është ndër më të mirët në pozitën e tij dhe për madrilenët shihet si zëvëndësuesi ideal i Carvajal që vuan shpesh nga dëmtimet. Për katalanasit Cancelo është një ide e vjetër pasi janë interesuar edhe në kohën kur luante për Valencian. Kartoni i 29-vjeçarit pritet t’i kushtojë rreth 50 milionë euro spanjollëve por vetëm nëse lojtari bind City-n për një largim pasi klubi anglez nuk tundohet lehtë nga shifrat e larta.