Në orën 18:00 zbresin në fushë për të fituar një vend në tetë më të mirat e Europës Italia me Spanjën. Dy skuadra me histori, pretendime, që në shumë kompeticione janë veshur me petkun e favoritëve. Skuadrat kanë zhvilluar 34 ndeshje gjithsej mes tyre, nga të cilat kanë fituar 10 secila nga ekipet. 14 takime janë mbyllur në barazim.
Kjo do të jetë përballja e gjashtë mes këtyre dy kombëtareve në Europian,asnjë sfidë nuk është luajtur kaq shpesh në historinë e këtij kompeticioni. Fitoren e fundit në një kompeticion ndërkombëtar italianët kanë atë të vitit të largët 1994 në çerekfinalet e boërorit të zhvilluar në ShBA.
Ndeshja e sotme nis me Spanjën si favorite kryesore për ta fituar edhe pse fusha e lojës do të japë verdiktin final të rezultatit.