Kaleb Ekuban është lojtari më i mirë i Partizanit në këto 2 faza të para. Sulmuesi italo-ganez ka shkëlqyer me të kuqtë dhe tashmë është kthyer në një idhull të tifozërisë. Vetëm në 18 javë ai ka bërë për vete të gjithë mbështetësit e kësaj skuadre, teksa ka arritur të shënojë 9 gola. Por 22-vjeçari e ka mbyllur këtë gjysmë sezoni si ish-sulmuesi i Partizanit, Xhevahir Sukaj.
Edhe shkodrani, sezonin e kaluar shënonte 9 gola në 2 fazat e para, duke u kthyer edhe ai në idhullin e tifozërisë së kuqe. Së fundmi flitet për një rikthim të tij tek të kuqtë, por akoma nuk ka asgjë zyrtare. Nëse Sukaj do të kthehet te Partizani, atëherë sulmi i 15 herë kampionëve të Shqipërisë do të jetë vërtetë i frikshëm për rivalët duke parë cilësinë e të dy lojtarëve.