Eduard Abazi, ish lojtari i Dinamos dhe kampion me kryeqytetasit, ka rrëfyer në Fan Zone aventurën e tij me ekipet portugeze, aty ku për 4 vite shkroi emrin e tij me gërma të arta.
Ish-lojtar me Kombëtaren kuqezi, Abazi tregon edhe për mundësinë e firmosjes me Manchester City, gjë që u ndal vetëm me një kontartë 2 mujore, pasi mungoi leja e qëndrimit nga shteti anglez.
“Duke ardhur nga një situatë jo e mirë, iu uroj të gjithëve shëndet. Trofeu i 1987 me Dinamon? E mbaj mend, nuk është mbushur as një minutë lojë dhe asisti i Tahirit më ka ndihmuar te ai gol. Ne e kishim detyrim që të kishim një 18 vjeçar në ekip.
Kalimi te Hajduk Split? Kam shkuar si vizitor dhe kam pasur një eksperiencë të bukur. Kam shkuar, jam stërvitur dhe në miqësore kam shënuar tre gola në një ndeshje. Jam krenar që kam kaluar dhe luajtur aty, një emër i madh si Hajduku.
Jam përshtatur mirë, por me punë kolosale private. Nga mëngjesi në darkë vetëm stërvitesha, duke u privuar nga shumë gjëra të tjera.
Mundësia e kalimit te Manchester City? Para se të shkojmë te kjo përgjigje, shumë lojtarë në Shqipëri nuk e shpalosën talentin prej sistemit. Vitet 80-90 kanë pasur një brez të fortë, me punë dhe disiplinë. Bëra një kontratë 2 mujore në Angli, sëbashku me Fausto Aprillan, sepse duhej leja e qëndrimit që nuk na erdhi. Në 5 mars të 1996, për të mos humbur rezidencën e Portugalisë u ktheva dhe shkova te Boavista dhe Benfica. Bëra kontratë 3 vjeçare në Portugali, ku mbylla karrierën”, u shpreh Abazi.