Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ekskluzive/Bryzhi ka në dorë yllin e Skënderbeut

Shkruar nga NEWSPORT

Një tjetër lojtar i ri dhe me kualitet do të lërë Skënderbeun dhe do të kalojë në një klub të madh europian, konkretisht në Belgjikë, ashtu si Peter Olayinka. Liridon Latifi do të transferohet te Bryzhi, me shumë mundësi, në janar. Burime pranë klubit korçar bëjnë me dije se transferimi i mesfushorit kosovar në Belgjikë është plotësisht i mundshëm. Në fakt, drejtuesit korçarë e kanë pranuar edhe më parë se Latifi është kandidat kryesor për të kaluar në një klub europian, ku Bryzhi ishte ndër të parët në listë për ta marrë futbollistin e Kombëtares U-21. Kushtet po piqen dhe në janar ai do të ndërrojë ekip. Klubi belg ka bërë gati listën e lojtarëve që do të largohen dhe atyre që do të afrohen, ku figuron edhe talenti i Skënderbeut. Edhe merkatoja e korçarëve me afrimin e shumë lojtarëve mesfushorë apo sulmues duket se i paraprin këtij transferimi.

Latifi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga