
Silvestër Shkalla dhe Ermir Rezi janë pranë firmës në Superligën e Kosovës. Burime të besueshme pranë lojtarëve bëjnë me dije për Newsport.al që qendërmbrojtësi i njohur dhe sulmuesi 27-vjeçar kanë gjetur akordin me klubin e Ulpianës. Ekipi i Superligës së Kosovës u ngjit në elitë në këtë edicion futbollistik. Projekti është serioz dhe dy ish-futbollistët e Kastriotit janë parë si të duhurit për të qenë pjesë e organikës së tyre.
Shkalla ka një eksperiencë të madhe në futbollin shqiptar. Sezonin e fundit luajti me Kastriotin, ndërsa më parë ka provuar fanelën e Bylisit. Ai ka spikatur te Teuta e Durrësit, skuadër me të cilën është aktivizuar për 5 sezone rresht. Ndërkohë Rezi ishte pjesë e Kastriotit në edicionin e fundit. Sulmuesi 27-vjeçar ka provuar eksperienca me Erzenin, Kamzën, Dinamo, Elbasani dhe Teuta. /Newsport.al/