Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ekskluzive/ Zbulohet shifra e çmendur, mësoni sa milionë euro transferuan shqiptarët në Francë

Shkruar nga NEWSPORT

Kampionati Europian ishte për herë të parë një eveniment ndryshe për shqiptarët. Nuk ishte një kampionat futbolli të cilin do ta ndiqnin nëpërmjet ekranit të televizorit, por shumë më tepër se kaq. Për herë të parë shqiptarët ishin pjesëmarrës me të drejtë protagonizmi. Muaj më parë nisën të projektonin axhendën drejt Francës. Bileta avioni të rezervuara me çmim të lirë, bileta të rezervuara në minutën e fundit me çmim të kripur, bileta stadiumi të rezervuara onlinë, të shitura nën dorë, në tregun e zi në Francë apo dhe të gjetura miqësisht kundrejt pagesës. Burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit kanë zbuluar për newsport.al, shifrën që shqiptarët kanë shpenzuar për ditët e Europianit. Shpenzimet e transportit për bileta avioni nga Tirana drejt Lensit, Marsejës dhe Lionit, së bashku me shpenzimet për biletat e stadiumit kanë kapur në total shifrën e 4.5 milionë eurove. Kjo shifër është regjistruar zyrtarisht në FSHF, pas përllogaritjeve të bëra vetëm për transportin me avionë dhe biletat hyrëse në tre stadiumet ku Shqipëria luajti përballë Zvicrës, Francës dhe Rumanisë. Nëse do të ishte e mundur të llogaritej se sa kanë shpenzuar shqiptarët për transportin me makina apo alternativa të tjera, akomodimin në hotel, ushqimin apo shpenzimet ekstra, totali do të rezultonte shumë herë më shumë se kaq. Për herë të parë shqiptarët festuan dhe shpenzuan miliona euro për futbollin. E sigurtë është se nëse do të marrim pjesë në “Rusi 2018” do të shpenzojmë shumë më tepër…

1 2

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga