
Meti Useini është lojtari i radhës i larguar nga skuadra e Flamurtarit. Ashtu siç ishte përfolur për ditë me radhë, mesfushori i njohur ka vendosur të bojkotojë stërvitjen me kuqezinjtë. Burime të besueshme për newsport.al bëjnë me dije që 30-vjeçari nuk ka pranuar të zbresë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.
Ultimatumi i ditës së fundit (e diela) nuk kanë sjellë asnjë ndryshim. Presidenti Sinan Idrizi me sa duket nuk ka ndërmend të likuidojë futbollistët, ndaj situata në Vlorë është tejet kritike. Pas Bushiç dhe Siljanovksit, Useini është lojtari i tretë që largohet nga kuqezinjtë për shkak të problemeve financiare.
Kujtojmë që ai u afrua te Flamurtari në verën e vitit 2017 duke u shndërruar në një nga titullarët e ekipit vlonjat. Tashmë kuqezinjtë rrezikojnë eksodin, pasi veç Useinit, edhe lojtarë të tjerë kanë deklaruar se do të ndjekin të njëjtën rrugë si 30-vjeçari. /Newsport.al/
[gallery size="full" columns="1" ids="128036"]