
Shpëtim Moçka mund të vishet bardhezi në sezonin e ri. Burime të sigurta bëjnë me dije për newsport.al që portieri i Flamurtarit ka pasur një takim "kokë më kokë" me presidentin Pashk Laska. "Gardiani" shtatlartë shihet si i duhuri për portën kurbinase dhe kësisoj në edicionin e ri, 30-vjeçari mund t'i bashkohet organikës së Armando Cungut.
Një lajm i papritur ky që vjen në një moment kur portieri aktual Stajila ka bërë një sezon relativisht të mirë. Kampi kurbinas është në pritje të përgjigjes së shtatlartit të Flamurtarit, i cili ka marrë ofertën drejtëpërdrejtë nga kreu i klubit të Laçit. Në rast se gjithçka mbyllet pozitivisht, Stajila vështirë se do të preferojë të qëndrojë në stol. /Newsport.al/