Superliga pritet të shtyhet për në datë 28 janar. Një spostim me një javë më shumë nga ç’ishte parashikuar (22 janar), për shkak të kushteve të vështira atmosferike që kanë përfshirë edhe vendin tonë.
Temperaturat e ulëta, ngrica dhe dëbora që ka mbuluar pothuajse gjithë territorin e Shqipërisë ka bërë që Komiteti Ekzekutiv në FSHF të mendojë për vendimin e shtyrjes së Superligës për në datë 28 janar.
Burime të sigurta konfirmojnë për newsport.al se FSHF do të marrë një vendim të tillë duke marrë fillimisht mendimin e të gjitha klubeve të Superligës, të cilat kanë qenë darkord me këtë spostim.
Poll