Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Skandal në futbollin e moshave, drejtuesit e BYLISIT përzënë nga fusha skuadrën e tyre (HUMBIN NDESHJEN NË TAVOLINË)

Shkruar nga NEWSPORT

Sot, ishte parashikuar të luhej ndeshja mes Bylis U-17 dhe Football Republic U-17, e vlefshme për javën e gjashtë të Kategorisë së Parë. Sipas axhendës së përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit ky takim do të zhvillohej në orën 10:00, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Burime për newsport.al tregojnë se ka qenë trajneri i skuadrës së parë të Bylisit, Dovedan, që ka kërkuar largimin e 17-vjeçarë nga kompleksi "Bylis".

Veç teknikut të mallakastriotëve, prezentë ishin edhe drejtuesit ballshiotë që kanë urdhëruar menjëhërë lirimin e fushës pasi aty do të stërvitej ekipi i parë. Një situatë e pazakontë dhe aspak kuruese për zhvillimin e futbollit në vend. Në këto kushte, të dy ekipet janë detyruar të largohen nga fusha duke bërë që Bylis U-17 të humbasë ndeshjen në tavolinë ndaj skuadrës Football Republic U-17, që drejtohet nga Redi Jupi.

Edhe pse hirushja "Bylis" po shkëlqen në Superligë, kjo që ka ndodhur në shtëpinë e tyre tregon edhe një here problemet e mëdha që ka futbolli shqiptar, sidomos me infrastrukturën. Nëse në Europë, gjithçka nis nga "A"-ja, pra një rëndësi të madhe i jepet zhvillimit të Akademive, ngjarja e sotme në Ballsh tregon "embrionin" e vërtetë të futbollit shqiptar. Pas kësaj ngjarje, humbësit më të mëdhenj janë vetë drejtuesit mallakastriotë që me sa duket nuk janë të orientuar aspak nga Akademitë e tyre. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga