Reginaldo do vazhdojë me Dinamon gjatë sezonit të ardhshëm, pasi klubi ka vendosur ta kthejë në gjirin e tij. Newsport.al transmeton ekskluzivisht se sulmuesi është bashkuar me blutë e kryeqytetit gjatë ditës së sotme, pikërisht në Pogradec ku po vazhdohet faza përgatitore. Kështu marrin fund dilemat për të ardhmen e Reginaldos, që nuk ishte i pranishëm prej kohësh në stërvitje.
Kujtojmë se 32-vjeçari u afrua në janarin e këtij viti, por nuk la gjurmë me Dinamon që ra nga kategoria. Mbeten për t’u parë si do jenë paraqitjet në Kategorinë e Parë, pasi ekperienca e sulmuesit nga Mozambiku mund ta ndihmojë Dinamon për t’u kthyer mes më të mirëve.
Nën drejtimin e trajnerit Nevil Dede, dinamovitët kanë zhvilluar 3 takime miqësore në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, duke mos pësuar asnjë humbje. 2 barazime dhe 1 fitore për kryeqytetasit, që sfidën e fundit miqësore e patën dje kundër Egnatias(0-0).