Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ekskluzive/ Sekretari i përgjithshëm Partizanit sulmon Dervishin: S’mund të na japë mend për Ekubanin, ai që s’di të shkruajë emrin

Shkruar nga NEWSPORT
Ekskluzive/ Sekretari i përgjithshëm Partizanit sulmon Dervishin:

Një ditë pasi ish-drejtori i Partizanit, Dritan Dervishi deklaroi për newsport.al se Ekuban mund të largohet nga Partizani nëse Kievos i vjen një ofertë e majme, sot ka reaguar sekretari i përgjithsëm i klubit të kuq, Gerald Burba. Ky i fundit, në rolin edhe të juristit e të avokatit pranë klubit të Partizanit, në reagimin e tij për newsport.al nuk nguron madje as të sulmojë Dervishin dhe të sqarojë si qëndron çështja e huazimit të Ekuban, duke siguruar se sulmuesi do të qëndrojë deri në fund të sezonit te Partizani.

“Ekuban është lojtar i Partizanit deri në fund të këtij sezoni futbollistik dhe ky është një fakt i padiskutueshëm, shkruar e zeza në të bardhë.

Të japë vlerësime për klauzolat e kontratave një njeri që ka vështirësi të shkruajë edhe emrin e vet dhe qe s’dihet a ka filluar ndonjë shkollë dhe deri në ç’nivel e ka mbyllur, sigurisht që është komplet situatë qesharake dhe qe s’ja vlen as të shprehesh.

Por kur ky tip që bëhet personazh mediatik me pahir e që flet si zot i futbollit shqiptar për strategji klubesh, kontrata futbollistësh, analiza sportive e ku di unë se çfarë, merret të gjykojë, të shpifë e të montojë lloj-lloj situatash të ndyra për punën e të tjereve, (madje shpesh herë edhe e ka sabotuar) kjo bëhet e patolerueshme për vetë nivelin që përfaqeson ky individ.

Për momentin nuk dua të flas më gjatë, se në fakt kam aq shumë për të thënë,  por jam i fokusuar tërësisht në punën e mirë që po bëjmë me drejtuesit dhe stafin e Partizanit drejt arritjes së objektivit sezonal, fitimit të kampionatit”, shprehet Gerald Burba për newsport.al

Çfarë tha Dervishi për Ekuban:

“Ekuban është lojtar i Chievo Verona. Se vjen një ofertë nga skuadra të huaja, klubi i Chievos e lëviz si të dojë duke paguar një gjobë prej 30 mijë eurosh Partizanit. Partizani nuk ka asnjë klauzolë të mbajë Ekubanin dhe kjo përbën një gabim, pasi i kishin mundësitë që në fillim të vendosnin kushte. Unë di një skuadër që ofroi 500 mijë euro para 3 ditësh dhe drejtori Nember nuk e pranoi”, tha për newsport.al, Dritan Dervishi ditën e djeshme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga