Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ekskluzive/ Roshi rrëfen të vërtetën e batutës me Ramën

Shkruar nga NEWSPORT
Ekskluzive/ Roshi rrëfen të vërtetën e batutës me

Futbollisti fierak i Kombëtares, Odide Roshi, hedh poshtë gjithçka që është thënë në lidhje me një batutë të pakëndëshme të tij ndaj Kryeministrit Rama gjatë darkës zyrtare pas kthimit nga Franca. Ekskluzivisht për newsport.al ai tregon të vërtetën: “Pffff, më vjen për të qeshur, kur shikoj këto budalliqe që shkruhen, asnjë fjalë nuk është e vërtetë dhe nuk dua t’i jap më rëndësi këtij muhabeti se është pa lidhje. Ai shkrim është pa kuptim. Nuk kemi bërë fare nga këto muhabete dhe këto gjëra i shkruajnë njerëzit pa punë dhe që s’kanë çfarë të bëjnë. Kurrë në Kombëtare nuk bëjmë muhabete politike, sepse nuk u ka hije futbollistave të merren me politikë”, - ka sqaruar ekskluzivisht për newsport.al Odise Roshi. Pra, gjithçka duket se ka qenë spekulim.

ALUDIMI – Pas darkës me Kryeministrin Edi Rama u aludua se Roshi kishte shkëmbyer një batutë aspak të këndshme me Ramën, në momentin e marrjes së pasaportës diplomatike. Konkretisht, u tha se Rama e kishte quajtur Roshin simpatizant të PS-së, ndërsa futbollisti ia kishte kthyer se është me PD-në.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga