Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Rikthim i bujshëm te TIRANA, Bledar DEVOLLI emërohet trajner i bardhebluve

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Rikthim i bujshëm te TIRANA, Bledar DEVOLLI emërohet

Bledar Devolli do të rikthehet edhe njëherë të kontribuojë për Tiranën, por këtë herë jo në fushën e blertë. Burime të besueshme pranë klubit kryeqytetas bëjnë me dije për newsport.al që 41-vjeçari ka arritur akordin me presidentin Refik Halili për të drejtuar skuadrën U-19 në sezonin e ri. Puna e mrekullueshme me Kastriotin dhe aftësia e gjirokastritit për të pikasur talentet, ka bindur kreun e klubit bardheblu për t'i besuar një nga pikat kyçe të Akademisë së Tiranës.

Pikërisht nga këtu do të nisë puna dhe për skuadrën e parë, teksa këtë vit është thënë se orientimi i ekipit të Ardian Memës do të nisë nga Akademitë. Mësohet se pritet vetëm formalizimi i kontratës pasi në parim gjithçka është mbyllur, edhe për sa i përket termave financiarë.

Kujtojmë që sezonin e fundit në krye të Tiranës U-19 ishte Alpin Gallo, një emër i njohur i futbollit shqiptar. "Prurjet" e pakta drejt ekipit të parë kanë bërë që presidenti Halili të mendojë ndryshime në stafin teknik të kësaj grupmoshe dhe Devolli është cilësuar si njeriu i duhur për të ringritur Tiranën U-19. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga