Lojtarët kosovar nuk do të gjejnë më hapësira në një të ardhme të afërt në ekipet kombëtare të Shqipërisë. Një lajm të tillë e bëjnë të ditur për neësport.al burime shumë të afërta me Federatën Shqiptare të Futbollit. Pjesëmarrja e Kosovës në kompeticione ndërkombëtare dhe antarësimi i saj në FIFA dhe UEFA duket se ka sjellë shumë shpejt divorcin e paralajmëruar mes shqiptarëve. Në ekipet e moshave, U-17, U-19 dhe U-21, trajnerëve i është dhënë udhëzim të mos mendojnë më për të investuar tek lojtarët kosovar, ndryshe nga sa është bërë në dekadën e fundit. Tani vëmëndja do të rikthehet tek lojtarët shqiptarë që luajnë në Kategorinë Superiore apo tek shqiptarët e panumërt që luajnë kryesisht në Itali dhe Greqi.
Në listën e publikuar pak ditë më parë nga Redi Jupi, trajneri i Kombëtares së 21-vjeçarëve, ajo që bie në sy është konfirmimi i këtij lajmi. Në listën me 20 futbollistë gjen vetëm dy lojtarë nga Kosova dhe një nga Maqedonia. Liridon Latifi që luan për Skënderbeun dhe David Domgjoni që luan për Tiranën. Të dy këta futbollistë prej tre vitesh në Shqipëri dhe kanë marrë pashaportat shqiptare dhe nuk konsiderohen si lojtarë të afruar në formë investimi. Jupi ka marrë 18 futbollistë shqiptarë dhe dy kosovarë që jetojnë dhe luajnë në Shqipëri. Ndryshe ka ndodhur në të shkuarën e afërt ku shumica e lojtarëve që grumbulloheshin ishin nga Kosova, luanin në Zvicër apo diku tjetër.
Lista e lojtarëve të grumbulluar nga Redi Jupi për miqësoren me Italinë