
Mirel Josa është zyrtarizuar dje tek skuadra e Prishtinës me rolin e drejtorit sportiv. Një pozicion i ri ky për ish trajnerint e Tiranës dhe Skënderbeut që ka punuar gjithmonë si teknik dhe jo si drejtor.
Kreu i klubit bardhekaltër, Remzi Ejupi mësohet të ketë gjetur akordin me Josën për t’i besuar këtij të fundit një tjetër pozicion sapo të lirohet vëndi. Arsim Thaçi, trajneri aktual i Prishtinës nuk ka kuota maksimale dhe sapo bardhekaltrit të gabojnë, e sigurtë është se do t’i komunikohet shkarkimi.
Josës do t’i duhet pak kohë për t’u ambientuar me klubin e ri, me futbollin në Kosovë dhe skuadrën dhe më pas do të marrë detyrën e re. Burime shumë të afërta me trajnerin kanë treguar për akordin që ai ka gjetur me Remzi Ejupin. E ardhmja e afërt e dërgon Josën në krye të Prishtinës.