Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Prapaskenat në klubin e PARTIZANIT, bëhet gati drejtori i ri dhe e vërteta me kontratën e Elton Marinit

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Prapaskenat në klubin e PARTIZANIT, bëhet gati drejtori i

Shumë zhurmë për shumë zhvillime. Kështu mund të përmblidhet shkurtimisht situata në klubin e Partizanit. Sot u përfol për një largim të mundshëm të drejtorit sportiv, Elton Marini. Për Newsport dhe medie të tjera, ai e mohoi një fakt të tillë. Madje shkoi dhe më larg duke treguar se ka një kontratë 3-vjeçare me klubin e Partizanit. Deri këtu gjithçka është në rregull. Një ekip kampion me një drejtor si Marini që ka dhënë kontributin e vet në arritjen e objektivave. Megjithatë e vërteta duket se qëndron ndryshe.

Newsport është interesuar dhe ka mësuar se kontrata e Elton Marinit ka përfunduar. Burime të besueshme tregojnë se drejtuesit ende nuk kanë vendosur për të vijuar bashkëpunimin. Presidenti Gaz Demi e tha hapur se nuk i ka pëlqyer fakti se fitoi një titull me pikë të barabarta. Një deklaratë që u duk e drejtëpërdrejtë, por nëpër të ka shumë të pashkruara e të pathëna. Drejtuesit kërkojnë ta çojnë klubin në një standart tjetër. Një organikë e plotësuar dhe me rivalë që dukshëm kishin probleme në skuadër, nuk mund të pretendohet apo diskutohet më titulli kampion.

Kësisoj, me shumë mundësi rolin e drejtorit sportiv do ta marrë një emër i njohur i futbollit shqiptar. Bëhet fjalë për Arbër Abilaliajn, ish sulmuesin e Partizanit që e njeh mirë ambientin e kuq, por edhe Superligën tonë. Vitet e fundit ka dhënë kontributin e vet në rolin e scoutit, duke piketuar apo gjetur lojtarë që i kanë shërbyer 17 herë kampionëve të Shqipërisë. Puna e tij dhe vizioni për futbollin duken se kanë lënë shije të mirë te drejtuesit që mund të zgjedhin t'i japin një post të rëndësishëm siç është drejtori sportiv.

Në gjithë këtë histori, delikate është çështja e trajnerit. Giovanni Colella ishte afrim ekskluziv i Elton Marinit. Mirëpo me largimin e drejtorit sportiv, situata mund të ndryshojë edhe për italianin. Ç'është e vërteta futbolli i prodhuar nga Colella i ka pëlqyer drejtuesve, por jo rezultatet. Herë pas here, Partizani ka çaluar për shkak të gabimeve në zëvendësime apo te formacioni që nuk ishte asnjëherë stabël. Këto dy fakte që mund të riparohen me kohën, mirëpo fjalën e fundit do ta thonë drejtuesit bashkë me Abilaliajn që në "Rubrikën Sportive" ka folur me superlativa për italianin.

Partizani arriti titullin kampion, por ndryshimet në organigramë janë të padiskutueshme. Brenda javës së ardhshme do të ketë një mbledhje në klubin kampion në nivel drejtuesësh për të vendosur pikat mbi "i". Pritet të bëhet një analizë e detajuar për të gjithë sezonin. Gjithashtu mësohet se Marini do të mbetet sërish pjesë e klubit si menaxher i përgjithshëm, gjithmonë nëse do të jetë dakord. Duhet theksuar se nuk ka asgjë zyrtare. Brenda fillimit të javës së ardhshme do të marrë përgjigje çdo dilemë në klubin e Partizanit, për të nisur më pas nga përgatitjet për Europën/Retin TOKA/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga