Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ "Pavarësisht humbjes, skuadra nuk pati diferenca me Vllazninë", Baton Zabërgja: Ja cili është objektivi i Dinamos

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ "Pavarësisht humbjes, skuadra nuk pati diferenca me

Dinamo u mposht të dielën në transfertën përballë Vllaznisë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” përfundoi me rezultatin 3-1 të vendasve edhe pse ishin dinamovitët ata që shënuan të parët. Me këtë disfatë të marrë në Shkodër, Dinamo ka zbritur në vendin e 6-të të renditjes me 19 pikë të grumbulluara.

Pas kësaj sfide, sulmuesi i Dinamos, Baton Zabërgja ka folur ekskluzivisht për Newsport.al. Zabërgja shprehet se edhe pse humbën me përmbysje ndaj Vllaznisë, skuadrat nuk patën shumë diferenca. Teksa për ndeshjen e ardhshme përballë kryesuesëve të Egnatias, sulmuesi i dinamovitëve shpreson tek rezultati pozitiv.

“Skuadra nuk pati diferenca në fushë me Vllazninë. Shënuam të parët, por duhet të ishim më të përqendruar në fushë pasi kishim rast edhe për të shënuar një gol tjetër. Futbolli i i tillë është. Mos të harrojmë që ekipi vinte pas 6 ndeshjesh pozitive.

Objektivi? Objektivi i skuadrës është vetëm ndeshja e radhës. Ti marrim një nga një që në fund të sezonit të renditemi sa më lart në tabelë”, tha Zabërgja.

Ndeshja e radhës përballë Egnatias – “Egnatia ka një skuadër të mirë për atë arsye janë liderat e kampioantit. Por normalisht do t’i qasemi ndeshjes me seriozitet dhe shpreson në një rezultat pozitiv”, është shprehur më tej sulmuesi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga